Bashkia, dogana e Hanit të Hotit, burgu i Reçit dhe Policia pa drita, zjarri dëmton linjat 35kV në Koplik

1 Gusht 2020, 20:56| Përditesimi: 1 Gusht 2020, 22:46

  • Share

KOPLIK- Një situatë e pazakontë është regjistruar pasditen e kësaj të shtune! Burgu i Reçit, dogana e Hanit të Hotit, Bashkia e Koplikut, disa institucione shtetërore dhe banka kanë mbetur pa energji elektrike! Shkak është bërë një zjarr në Bogiç, pranë N/Stacionit i cili ka dëmtuar rrjetin 35kV. Për pasojë kanë mbetur pa dita 6 fshatra dhe mbi 10 lagje. Operatori i Sitemit të Shpërndarjes  ka njoftuar se po punohet për rregullimin e avarisë.  

"OSSH njofton se ka stakuar linjat 35kV Bogiq - Koplik dhe Bogiq - Shkodra 3, si pasojë e rënies së zjarrit në Bogiç, pranë N/Stacionit Koplik 220kV. Si rrjedhojë, kanë mbetur pa energji n/stacionet Shkodra3, Vrakë, Dobraç, Vukpalaj, Koplik dhe Bajzë. Brigadat e likujdimit të avarisë Tensioni i Lartë po punojnë per eleminimin sa më të shpejtë të avarisë.

Pa energji elektrike kanë mbetur banorët e zonave:

Lagjet Kiras, fshatrat Lopcej, Dobraç, ndërmarrja e pularisë “Elvis", Shtoi i ri, Shtoi i vjeter, Boriç, Bashkia Koplik, Qyteti Koplik, Policia, Bankat, Institucione shtetrore, N/prefektura, Shkrel, fshatrat Goraj, Katun Kastrati, Gradiskije, Ktosh Demiraj, Grudë fushë, Gruemirë cesme, Burgu i Recit, Kaldrun, Sterbeq, Jubicë Flake, Boric, Grill, Omaraj, Gruemirë,  Linaj, Vorfe, Kullaj, Rrash, Hot, Kelmend, Stacioni Trenit, Dogana Hani Hotit, Fshatrat: Vukpalaj, Rrapsh, Tamare, Selce, Vermosh dhe Vukel", njofton OSSH.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?