Zjarret pushtojnë vendin, Goxhaj thirrje qytetarëve: Të mos ndizet për asnjë nevojë, 3 pika të reja të shërbimit zjarrfikës

3 Gusht 2020, 21:11| Përditesimi: 3 Gusht 2020, 21:18

  • Share

Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj në një intervistë për Report TV u ka bërë të gjithë qytetarëve thirrje që të kenë kujdes këto ditë kur temperaturat arrijnë pikun, pasi zjarret kanë pushtuar shumë zona të vendit.

Ai tha se shkaktarët kryesorë janë pakujdesitë e qytetarëve të cilët ndezin zjarr për arsye të ndryshme, qoftë për zgarë në fundjavë, për të djegur mbeturinat apo tpër të hapur toka të reja bujqësore. Goxhaj tregon se bashkia ka marrë masa të reja, ku do të ketë 3 pika të tjera të  shërbimit zjarrfikës në orët e pikut nga ora 11: 00 deri në 19:00 pasdite në zonat me rrezikshmëri të lartë.

"Zjarret në pyje dhe kullota kanë disa ditë që kanë filluar kemi pasur 5-6 ngjarje në ditë por kanë qenë të përballueshme. Kemi bërë të mundur eliminimin që në fillim duke mos lejuar që të përhapen. Shkaktarët kryesorë janë pakujdesitë e qytetarëve. U bëj thirrje qytetarëve që tani në muajin gusht ku temperaturat kapin pikun maksimal të vitit pasi kullotat barishtet janë të thata dhe zjarri mund të përhapet shumë lehtë. Nuk duhet të ndizet zjarri për asnjë nevojë. Nuk duhet të eleminohen mbeturinat bujqësore me anë të zjarrit, nuk duhet të eleminojnë shkurret me zjarr për të hapur toka të reja bujqësore. As zgarat në zona që qytetarët kalojnë fundjavën për piknik. Bashkia e Tiranës ka një plan masash ku më kryesorja është duke filluar që nga 1 korriku e deri në 30 shtator nuk ka punonjës zjarrfikës që bëjnë lejet e zakonshme vjetore, pasi i bëjnë në muajt e parë të vitit, vetëm në raste të jashtëzakonshme. Ne kemi edhe 3 pika të reja të shërbimit zjarrfikës në orët e pikut nga ora 11 deri në 19:00 pasdite do të kemi edhe tre automjete me efektivë të përqendruar në zonat me rrezikshmëri të lartë", tha Goxhaj.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?