Kronikë

Zjarret/ Prefekti i Korçës, Spirollari për Report Tv: Nuk ka dëme në zonat e mbrojtura, gjithçka është nën kontroll

12 Gusht 2021, 11:46| Përditesimi: 12 Gusht 2021, 12:21

  • Share

KORÇË-Në Korçë dëmet nga zjarret janë minimale dhe përveç një vatre në zonën e Kolonjës nuk ka asnjë vatër aktive në të gjithë qarkun. Prefekti i Qarkut, Dhori Spirollari, një lidhje telefonike për Report Tv ka vënë në dukje se në zonat e mbrojtura në të gjithë qarkun nuk ka asnjë dëm.

"Aktualisht ka vetëm një vatër aktive, në afërsi të zonën së Mbreshtanit të Leskovikut, Zjarrfikësit janë atje, së bashku me punonjësit e Zonave të Mbrojtura. Në Qarkun e Korçës çdo gjë është në kontroll.  Nga Zonat e Mbrojtura nuk kemi dëme. Ka pasur vetëm një vatër në zonën e Mokrës por me shumë sakrificë është bërë e mundur", tha ai.

I pyetur për zjarrvëniet e qëllimshme, Spirollari është shprehur se një person është në kërkim për një zjarr në afërsi të Vithkuqit. Sipas tij të gjitha institucionet janë në gatishmëri.

"Të gjithë dëshirojmë kapacitetet të jenë maksimale por me kapacitet që kemi, kemi arritur që të përballojmë situatën. Qarku i Korçës është shumë i përhapur dje zjarret bien edhe në zona të thella dhe duhet të mendojmë edhe për kalimin e automjeteve. Kemi menduar edhe në këtë drejtim, me projekte që tashmë janë në tavolinë", ka thënë ai.

Ora 10:45
Kolonjë, zjarr që prej mbrëmjes së djeshme në fshatin Mbreshtan! Zjarrfikësit dhe policia në terren

Një zjarr ka rënë në fshatin Mbreshtan. Për shkak të largësisë së madhe të fshatit nga qendra e Ersekës, ende nuk kanë mbërritur punonjësit e zjarrfikëses, ADZM-së dhe policisë.

Mësohet se zjarri ka rënë që prej mbrëmjes së djeshme. Ende nuk ka informacione për sa i përket vendit ku ka rënë.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?