Kronikë

Zjarret në vend, 60 minuta takim mes Veliut, Vocaj dhe Çuçit për kapjen e piromanëve

7 Gusht 2021, 11:31| Përditesimi: 7 Gusht 2021, 12:39

  • Share

Situata nga zjarret në të gjithë vendin ka detyruar sot Ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi të mbledh krerët më të lartë të Policisë së Shtetit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, kreu i Policisë Kriminale Tonin Vocaj dhe sekretari i Përgjithshme i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi për 60 minuta zhvilluan një takim në Ministrinë e Brendshme me Çuçin. Nuk dihet saktësisht çfarë është folur midis tyre, por mësohet se numri i lartë i zjarrëvënieve të qëllimshme, është sot shqetësimi më i madh në vend.

Nga hetimet e deritanishme të policive vendore shumë vatra janë shkaktuar nga piromanët që kanë patur për qellim djegien e kullotave ose për shkak të konfliktit për pronat. Pritet një nismë për dënim kapital për autorët e zjarrit por kjo varet nga ajo çfarë do të arrijnë diskutimet mes policisë dhe strukturave të drejtësisë, që mund të reflektohet më vonë me një vendim qeveritar.

Gjatë ditës së sotme për disa nga zjarrëvëniet në Vlorë, Gjirokastër dhe Lezhë deri tani po ndiqen në gjendje të lirë 4 persona dhe një është shpallur në kërkim.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Syringe: 07/08/2021 11:20

    Per kto 4 musketjeret skam koment se bej pis fjalet b

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?