Zjarret në mbetjet e Vlorës, Edmond Leka për Report Tv: Situata jashtë kontrollit! Po përpiqemi ta shuajmë, por po hasim vështirësi! Kërkojmë ndihmë nga ajri e ushtria

23 Korrik 2023, 22:28| Përditesimi: 23 Korrik 2023, 22:38

  • Share

Drejtori i ndërmarrjes së shërbimeve publike, Edmond Leka është prononcuar në Report Tv për situatën e jashtëzakonshme në fushën e mbetjeve në Vlorë prej dy ditësh në flakë. I pyetur nga gazetari Arbër Hitaj për masat që do të ndërmerren lidhur me këtë situatë problematike por edhe sesi është aktualisht, Leka tha se situata është aq e vështirë sa kërkohet ndihmë imediate nga ajri.

“Ka dalë jashtë kontrolli sepse në vendgrumbullimit ka dhe mbetje plastikë e goma makinash të cilat nuk i kemi në monitorim. Kemi fadroma e zjarrfikëse po situata është e jashtëzakonisht e vështirë. Situata ka qenë e monitoruar po është fushë e hapur dhe e pa monitoruar. Këtu mund të hyjnë shumë banorë e shumë persona. Ndoshta janë të qëllimshme, por e shikojmë që në vendet që janë të grumbulluara mbetjet plastike ka më shumë zjarre.

Nuk paragjykoj askënd. Është vatër shumë e gjerë, shesh i madh që nuk mund të kontrollohet.

Era po ndihmon zjarrin të përhapet, megjithatë jemi këtu që prej ditës së djeshme. Do të vazhdojmë dhe natën. Por është e papërballueshme pa ndërhyrjen e forcave të ndërhyrjeve ndërkombëtare. Ndërhyrja nga ajri është emergjente, besoj se nesër do të kemi komunikim me Ministrinë e Mbrojtjes.

Kreu i bashkisë kërkon që kjo të monitorohet nga policia bashkiake. Është zonë e gjerë që nevojiten shumë mjete të rënda. Emergjente është ndihma nga ajri.”- tha Leka.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Batista: 24/07/2023 06:57

    Po ik o plere (Edi Leka)se ti ke 20 vjet ne pushtet i ke ndruar te gjitha zyrat e institucioneve ne Vlore e tani heq pergjegjesine .....i pa afteeee dhe mos genjeni qe eshte shesh shum i madh e andej ketej

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?