Bota

Zjarret në Kaliforni kërcënojnë pemët më të mëdha në botë

17 Shtator 2021, 13:25| Përditesimi: 17 Shtator 2021, 13:28

  • Share

Një zjarr i madh i cili ka përfshirë Kaliforninë prej ditësh, kërcënon të djegë edhe disa nga pemët më të lashta dhe më të mëdha në botë. 

Zjarri i cili përfshiu rajonin pas goditjeve të rrufesë me 9 Shtator, tanimë kërcënon seriozisht  Parkun Kombëtar Sequoia.

Pemët me famë botërore janë mbështjellë nga zjarrfikësit me disa batanije rezistente ndaj zjarrit.  Ndërsa midis pemëve speciale të mbështjella është edhe pema “sequoia” e quajtur “General Sherman”, pema më e madhe njërrënjëshe në botë, me një lartësi rreth 84 metra dhe perimetër më shumë se 31 metra.

Pylli ka pothuajse 2000 pemë të rralla të cilat janë të njohura si ndër pemët më të vjetra në botë.

Ekipi kombëtar zjarrfikës, i caktuar për të luftuar zjarret Paradise, i cili është përhapur në 29 kilometra katrorë dhe Colony, i përhapur në 6,5 kilometra katrorë, po i vazhdon punimet për të ndaluar përparimin e flakëve.

Ndryshe, është vlerësuar se midis 7.500 dhe 10.600 pemë “sequoia” u dogjën në zjarrin Castle në shtet vitin e kaluar.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?