Zjarret në Greqi! Situatë katastrofike në Evia, evakuohen disa disa fshatra! Arrestohet piromani 20-vjeçar: Më pëlqen kur shuhen flakët  

27 Gusht 2023, 12:59| Përditesimi: 27 Gusht 2023, 13:58

  • Share

Greqia vijon betejën me zjarret në Evia, Evros Aleksandropuli e zona të tjera. Për policinë një piroman 20 vjeç rrëfeu se kishte ndezur zjarr me çakmak, pasi i pëlqen kur shoh zjarrfikëset duke shuar flakët. Nga ana tjetër zona e Trikallës është pushtuar nga një tornado që ka shkatërruar 3 fshatra,

Dëshmia e një piromani zbardhur nga mediat Greke ka marrë vëmendjen e publikut vendas, kur ka treguar arsyet se pse vinte zjarre.

Për policinë ai ka thënë se zjarrin në zonën e Karistos në Evia e kishte vënë më 24 gusht me çakmak, pas  i pëlqente të shihte zjarrfikëset “duke vrapuar për të shuar flakët”. 20-vjeçari, tashmë në qelitë e Avlonës është vetëm një nga qindra të tjerë të arrestuar për zjarrvënie me dashje.

autoritetet greke vijojnë luftën me flakët, dhe janë përqendruar në Evro, ku zjarret kanë dalë jashtë kontrollit.

 Shpërthime të vazhdueshme ka në pyllin e Dadias, ku për të nëntën ditë vijon beteja e Zjarrfikësve. Mesazhe nga 112 për evakuim kanë marrë dje banorët në vendbanimet Avra, Plakë, Atarni dhe Kassitera. Evros u vizitua nga Ministri i Mbrojtjes Civile Vasilis Kikilias i cili po monitoron në terren punën për shuarjen e flakëve.

Zëvendësguvernatori i Evros, Dimitris Petrovich, duke folur për ERT, deklaroi se situata është jashtëzakonisht e vështirë dhe ka shkatërruar gjithçka.

Parashikimet nuk janë aspak premtuese pasi nga e hëna erërat do të jenë të forta

Ndërkohë zona e Trikallës është përfshirë nga një tornado. Breshëri që zgjati 20 deri në 25 minuta ka mjaftuar për të shkaktuar dëme të pallogaritshme në tre fshatra. Breshri është shoqëruar me reshje shiu dhe erëra të forta që i kanë kthyer rrugët në lumenj. Banorët e përshkruajnë si një fatkeqësi biblike, ndërsa bashkia ka dërguar menjëherë makineritë për pastrimin e rrugëve.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?