Zjarret e qëllimshme për të djegur bimësinë, kërcënim i kësaj vere në Lezhë, dy vatra zjarri në Blinisht

15 Korrik 2022, 17:11| Përditesimi: 15 Korrik 2022, 17:58

  • Share

Zjarret e qëllimshme për të djegur bimësinë janë kthyer në kërcënimin e kësaj vere në Lezhë, ku vetëm sot ka pasur dy vatra zjarri në fshatin Blinisht.

Dy vatrat e zjarrit u shfaqën brenda disa minutave në lagjen “Piraj” të Blinisht përgjatë superstradës Lezhë - Shkodër.

Raportohet se zjarrvëniet janë të qëllimshme për të eliminuar vegjetacionin e tepërt apo dhe parcelat me prodhime bujqësorë. Nga zjarret, fatmirësisht nuk pati rrezik për zonën e banuar.

Për vendosjen nën kontroll të flakëve ndërhynë forcat zjarrfikëse të cilat brenda një kohe të shpejt i vunë nën kontroll. Gjithashtu, në rrethana dyshuese u dogjën pak ditë më parë u dogjën rreth 60 hektarë sipërfaqe me ullinjë e pemëtari në Troshan dhe Zejmen, ndërsa deri tani nuk ka asnjë person te ndaluar apo proceduar për zjarrvënie.

 

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?