Zjarr pranë një kabine elektrike dhe një shkolle në Patos (VIDEO)

23 Qershor 2020, 13:23| Përditesimi: 23 Qershor 2020, 13:46

  • Share

Djegia e disa mbeturinave në Patos ka vënë në rrezik një kabinë elektrike. Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në lagjen "1 maji" të qytetit.

Po ashtu pranë vendit ku ra zjarri ishte edhe një shkollë, por për fat të mirë nuk pati dëme.

Menjëherë ndërhynë forcat zjarrfikëse të cilat bënë të mundur fikjen e flakëve. Ndërkohë po punohet për të zbardhur kush janë shkaqet e zjarrit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?