Fier/ Zjarr pranë Kishës së Libofshës, digjen 7700 rrënjë ullinj! Flakët shuhen pas disa orësh

20 Tetor 2023, 13:22| Përditesimi: 20 Tetor 2023, 22:47

  • Share

Vatrat e zjarrit në Libofshë janë vene nën kontroll pas 10 orësh. Megjithatë era e fortë përbën rrezik për riaktivizimin e tyre duke detyruar zjarrfikësit të qëndrojnë në terren me automjetet në gatishmëri. Zjarri nisi paraditen e së premtes në ullishtat pranë fshatit, duke rrezikuar shtëpi dhe kisha.

Me ndërhyrjen e zjarrfikësve dhe ndihmën e vetë banorëve vatrat pranë shtëpive u izoluan shpejt, por ndërkohë kodra me ullinj u përfshi nga flakët. Nga një bilanc paraprak mësohet se janë djegur 7700 rrënjë ullinj dhe një objekt i pabanuar në një sipërfaqja prej 31 ha.

Ky është zjarri i dytë brenda disa javësh në Libofshë. Në terren për shuarjen e flakëve u angazhuan 50 efektivë me 8 automjete zjarrfikës si edhe banorë të zonës.

Për mikrofonin e Report Tv, banorët e shqetësuar tha se iu rrezikuan shtëpitë. Sipas vetë banorëve janë djegur dy shtëpi dhe varrezat e fshatit Libofshë ndërsa shprehen se është i qëllimshëm. 

‘Ky është zjarr i vënë me dorë, prandaj shteti duhet të gjejë personin që i ka vënë flakët. Nuk është zjarr që vjen nga vapa. Ka djegur shtëpitë, ullinjtë. Shteti ta gjeje personin.’- tha banori tjetër.

‘Gjendja është kjo që shikoni këtu. Këtu keni më shumë se 10 shtëpi që rrezikohen. Ka rreth dy orë zjarri që ka nisur. I ka djegur ullishtat’- tha ai.

Ora 22:39
Fier/ Vihen nën kontroll pas 10 orësh flakët në Libofshë

Vatrat e zjarrit në Libofshë janë vene nën kontroll pas 10 orësh. Megjithatë era e fortë përbën rrezik për riaktivizimin e tyre duke detyruar zjarrfikësit të qëndrojnë në terren me automjetet në gatishmëri. Zjarri nisi paraditen e së premtes në ullishtat pranë fshatit duke rrezikuar shtëpi dhe kisha.

Me ndërhyrjen e zjarrfikësve dhe ndihmën e vetë banorëve vatrat pranë shtëpive u izoluan shpejt, por ndërkohë kodra me ullinj u përfshi nga flakët. Nga një bilanc paraprak mësohet se janë djegur 7700 rrënjë ullinj dhe një objekt i pabanuar në një sipërfaqja prej 31 ha.

Ky është zjarri i dytë brenda disa javësh në Libofshë. Në terren për shuarjen e flakëve u angazhuan 50 efektivë me 8 automjete zjarrfikës si edhe banorë të zonës.

Ora 17:38
VIDEO/ Zjarri në Libofsh shkrumbon parcela të tëra me ullinj, pamjet me dron

Pamjet me dron të siguruara nga Report Tv, tregojnë dëmet e shkaktuara nga flakët në fshatin Libofshë të Fierit.

Zjarri ka dëmtuar sipërfaqe të mëdha të mbjella me ullinj. Flakët janë arritur të izolohen rreth orës 16:30 por nga era e fortë ka vatra që sërish ndizen.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?