7 persona, duke përfshirë një të porsalindur, u vranë sot në rajonin Kherson nga një sulm artilerie ruse, tha në Telegram Ministri i Brendshëm Igor Klymenko . “Rusët vranë gjashtë persona në rajonin Kherson”, shkroi ministri.
Në fshatin Shyroka Balka humbën jetën tre të rritur dhe një foshnjë, mes tyre një çift dhe të porsalindurin e tyre 23 ditësh, ndërsa djali 12-vjeçar i çiftit ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën. Gjithashtu, dy burra u vranë në Stanislaviv, ku u plagos edhe një grua.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Moska: Të shtëna drejt ngarkesave në Detin e Zi! Zjarri nga rusët në Kherson: 7 të vdekur, mes tyre dhe një foshnjë
G.MO/ReportTv.al