Kronikë

Zjarr në zonën e Knallës në Shëngjin, era e fortë përhap me shpejtësi flakët

15 Qershor 2021, 21:08| Përditesimi: 15 Qershor 2021, 21:19

  • Share

Një zjarri i rënë që prej orëve të drekës në zonën e Knallës në Shëngjin, vijon të jetë aktiv.

Flakët u përhapën pas djegies së disa mbeturinave, si pasojë e erës së fortë, duke dalë jashtë kontrollit.

Ndërkohë, pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, zjarri nuk është shuar ende. E gjithë zona është mbuluar nga tymi, ndërsa flakët favorizohen nga era e fortë. Pranë vatrës së zjarrit janë edhe disa pallate, por fatmirësisht nuk rrezikohen nga flakët.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?