Kronikë

Zjarr në vreshtat e Patosit, digjen 5 ha tokë me pemë frutore dhe ulliri (VIDEO)

14 Korrik 2021, 11:34| Përditesimi: 14 Korrik 2021, 09:40

  • Share

PATOS- 5 hektarë tokë me pemë frutore e ullinj janë përfshirë nga një zjarr i fuqishëm mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kasnicë të Bashkisë së Patosit. Si rezultat i zjarrit janë djegur 80 pemë qershi dhe 100 rrënjë ulliri.

Forcat e zjarrfikëses kanë luftuar për orë të tëra më flakët dhe janë përballur me vështirësi të madhe në fikjen e tyre për shkak të terrenit të vështirë. Në terren kishin zbarkuar 2 mjete dhe 12 forca zjarrfikëse.

Forcat e zjarrfikëses kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve vetëm në orët e para të mëngjesit. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit por Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?