Kronikë

Zjarr në vendparkimet pranë Bashkisë në Sarandë, shkak një shkëndijë elektrike

30 Mars 2021, 22:07| Përditesimi: 30 Mars 2021, 22:11

  • Share

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në vendparkimet pranë Bashkisë në Sarandë, duke shkaktuar panik te banorët e zonës dhe kalimtarët.Fatmirësisht ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë e shpejtë, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa nuk raportohet për dëme.

Sipas përgjegjësit të Sektorit të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri të Sarandës, Nasibi Hasanllari, shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndije elektrike.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?