Foto ilustruese

Kronikë

Zjarr në pyje dhe sipërfaqe toke, arrestohen 2 persona në Lushnje dhe Kavajë, procedohen 2 të tjerë

15 Gusht 2021, 10:02| Përditesimi: 15 Gusht 2021, 12:51

  • Share

Teksa shumë vende në Shqipëri janë përfshirë nga flakët, policia vijon punën për zbulimin dhe vënin përpara përgjegjësisë autorëve të zjarrvënieve.

Policia e Lushnjës ka vënë në pranga R. D., një person i cili i ka vënë zjarrin një sipërfaqe të mbjellë me ullinj në vendin e quajtur "Kodrat e Kalipasë". Në gjendje të lirë po procedohet, 15-vjeçari i cili i vuri zjarrin mbeturinave duke rrezikuar kështu disa prona në fshatin Golem. 

Në praga ka rënë edhe 44-vjeçari Artan Sina në Kavajë pasi ka djegur një sipërfaqe toke dhe ka dëmtuar pjesërisht një magazinë me prodhime bujqësore. Edhe 57-vjeçari Ramiz Stafasani në Krujë i ka vënë zjarrin një sipërfaqe toke në vendin e quajtur "Kodra e Teqes", dhe si pasojë po procedohet penalisht.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

Deri më tani policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë 26 persona të cilët i kanë vënë zjarrin një sipërfaqe toke, muajin e fundit në vendin tonë.

Ora 10:41
Shkaktoi zjarr aksidentalisht, procedohet një 57 vjeçar në Krujë, i vuri flakën një sipërfaqe toke, në pranga një 44-vjeçar në Kavajë

Në Krujë, aksidentalisht 57-vjeçari Ramiz Stafasani, i ka vënë zjarrin një sipërfaqe toke në vendin e quajtur "Kodra e Teqes", në Krujë dhe si pasojë po procedohet penalisht.

Në këtë sipërfaqe toke të ndodhur në fshatin, Borizanë janë djegur disa pemë frutore.

Policia e Kavajës, ka arrestuar 44-vjeçarin Artan Sina pasi ka djegur një sipërfaqe toke dhe ka dëmtuar pjesërisht një magazinë me prodhime bujqësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kruje dhe Kavajë, për veprime të mëtejshme.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?