Zjarr në Selanik, dhjetra zjarrëfikëse angazhohen për shuarjen e flakëve (VIDEO-FOTO)

25 Tetor 2018, 09:52| Përditesimi: 25 Tetor 2018, 10:44

  • Share

GREQI- Një zjarr ka nisur në zonën pyjore të Sithoniaa në Selanik. Autoritetet greke janë angazhuar 60 zjarrëfikës dhe 30 automjete, të cilat kanë filluar me punën për shuarjen e flakëve.

Sipas mediave greke, në zonë nuk ka as energji elektrike gjë që e bën shumë të vështirë edhe komunikimin në rast urgjence.

Mësohet se zjarri ka rënë pranë fshatit të fëmijëve SOS, por sipas Departamentit të Zjarrfikësve, fshati është jashtë rrezikut pasi zjarri po përparon në drejtimin e kundërt.

Për zjarrin janë në gjendje gatishmërie janë edhe Brigada e Përgjithshme e Zjarrit të Maqedonisë për shkak të afërsisë.

Greqia këtë verë ka qënë e goditur nga flakët, rasti më i rëndë ka qënë ai i 23 korrikut, dhe shkaktoi vdekjen e 95 personave, mes viktimave ishin dhe 11 fëmijë, ku më e riu në moshë ishte një foshnjë 6-muajshe. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?