Kronikë

Zjarr në robaqepësinë në Korçë, zjarrëfikësit vënë në kontroll flakët! Nuk ka të lënduar (VIDEO)

23 Shtator 2022, 17:19| Përditesimi: 23 Shtator 2022, 17:23

  • Share

Një godinë është përfshirë nga flakët para pak minutash në Lagjen Nr 9, Rruga 1 maji në qytetin e Korçës. Nga informacionet e deritanishme nuk ka të lënduar pasi godina nuk ka pasur njerëz në brendësi.

Zjarrfikësit janë në vendngjarje teksa flakët kanë përfshirë godinën.  Zjarrfikësit kanë bërë të mundur kontrollin e flakëve. Godina është një rrobaqepësi e cila është ende funksionale. Dyshohet se shkak i zjarrit mund të jetë kabulli elektrik më tarracë, ndërkohë rrezikohet një kabine elektrike pranë godinës.

"Më datë 23.09.2022, rreth orës 16:50, në lagjen nr. 9, Korçë, rruga "1 Maji", ka rënë zjarr në tarracën e një godine (rrobaqepësie). Për pasojë ka vetëm dëme materiale, nuk ka njerëz të lënduar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet se mund të ketë rënë aksidentalisht si pasojë e një mase në rrjetin elektrik", ka njoftuar policia. 

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?