Foto nga zjarri në QKUK, Prishtinë

Zjarr në QKUK në Prishtinë, digjet zyra e Institutit të Mjekësisë Ligjore (VIDEO)

21 Nëntor 2023, 09:20| Përditesimi: 21 Nëntor 2023, 09:28

  • Share

Objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm (21 Nëntor).

Konkretisht zjarri ka shpërthyer në një zyrë në katin e dytë të këtij objekti. Lajmi është konfirmuar nga udhëheqësi i zjarrfikësve të Prishtinës, Malë Gashi. 

“Një zyre në katin e dytë të objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore është përfshirë nga zjarri. Ekipet kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Ndërsa sipas informatave që kemi nuk ka persona të lënduar”, deklaroi Gashi për Front Online.

Shkaku i shpërthimit ende nuk dihet, ndërsa kujtojmë se objekti i IML-së ishte përfshirë nga flakët edhe në fund të marsit.

 

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?