Banorët ndihmojnë në shuarjen e flakëve me lopata

Zjarr në pyjet e Krushovës, digjen 1 ha me pisha! Banorët ndihmojnë në shuarjen e flakëve me lopata (FOTO)

1 Maj 2020, 14:42| Përditesimi: 1 Maj 2020, 14:52

  • Share

KORÇË- Një sipërfaqe me pisha është përfshirë nga flakët mesditen e kësaj të premte në pyjet e Krushovës, në zonën e Voskopojës.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se është djegur rreth 1 ha pyje, e ndërsa zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, e ndërsa nuk përjashtohet mundësia të jetë e qëllimshme. Report Tv sjell foto nga vendi i ngjarjes, e ndërsa për shuarjen e zjarri kanë ndihmuar edhe banorë të zonës.

1588337552_1588332072ZJARR1.jpg

 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?