Kronikë

Zjarr në parcelat me ullinj në kodrat e fshatit Zhupan të Fierit, terreni i vështirë dhe era favorizojnë flakët

3 Prill 2021, 14:20| Përditesimi: 3 Prill 2021, 14:34

  • Share

Një zjarr ka përfshirë një parcelë me ullinj në fshatin Zhupan të Fierit mesditën e sotme.  Vatra e zjarrit ka rënë në kodrat e Zhupanit, ku terreni i vështirë dhe erë ka favorizuar përhapjen e flakëve ,duke përfshirë bimë të shumta ulliri.

Zjarrfikësja është nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërsa  dyshohet që vatra e zjarrit është ndezur nga banorë e fermerë dhe më pas era ka favorizuar flakët duke i nxjerrë jashtë kontrollit.

Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë, nga flakët u përfshinë kodrat e Levanit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?