Zjarr në Otllak të Beratit, zjarrfikësit neutralizojnë flakët dhe shpëtojnë ullishtën (VIDEO)

19 Shkurt 2023, 15:08| Përditesimi: 19 Shkurt 2023, 15:12

  • Share

Një zjarr i papritur ka rënë në një ullishte në fshatin Otllak në Berat, duke përfshirë 200 metër katror tokë e gjitha e mbjellë me ullinj.

Mësohet se zjarri është përhapur me shpejtësi, i favorizuar edhe nga era. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse, që kanë mundur të lokalizojnë shpejt flakët e zjarrit, duke bërë të mundur edhe shpëtimin e pemëve ullinj. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërkohë që ka dyshime se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm.

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?