Zjarr në Orikum, digjen disa hektarë me shkurre ...dyshohet e qëllimshme (VIDEO)

11 Shkurt 2020, 15:10| Përditesimi: 11 Shkurt 2020, 15:24

  • Share

VLORË- Një sipërfaqe me shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të marte në qytetin e Vlorës.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme, ku si pasojë e flakëve janë djegur disa hektarë me shkurre. Për shkak të terrenit të vështirë, pasi është një zonë moçalore, zjarrfikësja e ka shumë të vështirë që të ndërhyjë për të shuar zjarrin.

Referuar të njëjtave burime, në vendngjarje është vetëm policia e Orikumit e cila po mbikëqyr situatën.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?