Foto ilustruese

Zjarr në një pallat tek rruga e Elbasanit, dërgohen me urgjencë në spital një grua dhe një i mitur

31 Dhjetor 2022, 08:53| Përditesimi: 31 Dhjetor 2022, 14:52

  • Share

Në një pallat te rruga e Elbasanit në Tiranë ka marrë flakë paneli elektrik.

Për pasojë sipas policisë kanë pasur probleme me frymëmarrjen një shtetase dhe një i mitur, të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

‘Më datë 31.12.2022, rreth orën 07:50, në Rrugën e Elbasanit, në një pallat ka marrë flakë paneli elektrik i pallatit.

Si pasojë kanë pasur probleme me frymëmarrjen një shtetase dhe një i mitur, të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?