VIDEO/Zjarr në një ndërtesë shumëkatëshe në Afrikën e Jugut, 73 të vdekur dhe mbi 52 të plagosur

31 Gusht 2023, 08:24| Përditesimi: 31 Gusht 2023, 10:53

  • Share

Mbi 73 persona kanë humbur jetën dhe 52 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga zjarri, që përfshiu një ndërtesë shumëkatëshe në Johanesburg, qytetin më të madh të Afrikës Jugore.

Zëdhënësi i Shërbimit Emergjent, Robert Mulaudzi, tha se zjarri shkatërroi ndërtesën, e cila u “përpi” nga flakët rreth orës 01:30 të mbrëmjes së shkuar.

Autoritetet thanë se zjarri është shuar, por tymi ende është duke dalë nga dritaret e ndërtesës së nxirë në qendër të Johanesburgut.

Ende nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, ndërkohë që ndërtesa është evokuar plotësisht tashmë.

Zëdhënësi i shërbimit të urgjencës pranoi gjithashtu se pritet që numri i të vdekurve të rritet.

Lajmi në përditësim...

 

Ora 10:50
Zjarri në ndërtesën shumëkatëshe në Afrikën e Jugut kthehet në tragjedi, shkon në 73 numri i viktimave

Zëdhënësi i Shërbimeve të Menaxhimit të Emergjencave të Johanesburgut, Robert Mulaudzi, thotë se 73 trupa janë gjetur nga ndërtesa shumëkatëshe që u shkrumbua, në ë Johanesburg, qytetin më të madh të Afrikës Jugore

Të paktën 52 persona të tjerë janë plagosur dhe shumë raportohet se kanë lëndime në shpinë, ndoshta nga kërcimi nga dritaret.

Operacionet e kërkimit dhe rikuperimit po vazhdojnë.

Ora 08:51
Shkon në 63 numri i viktimave nga zjarri në ndërtesën shumëkatëshe, në Afrikën e Jugut  

Numri i fundit i të vdekurve nga zjarri është rritur në 63, sipas Shërbimeve të Menaxhimit të Emergjencave të qytetit të Johanesburgut, në Afrikën e Jugut.

Përmes një postimi në mediat sociale, llogaria e bashkisë së qytetit të Johannesburg tha se misioni i kërkimit vazhdon.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?