Zjarr në një magazinë bujqësore në Pogradec! 350 tonë mollë të djegura! Pronari i tronditur, dëme të konsiderueshme (VIDEO)

5 Tetor 2022, 08:09| Përditesimi: 5 Tetor 2022, 15:06

  • Share

POGRADEC- Mëngjesin e sotëm, rreth orës  6:30 një magazinë frigoriferike, e cila ishte dhe një pikë grumbullimi e produkteve bujqësore pranë një ferme është përfshirë nga flakët në fshatin Petrushë duke djegur 350 tonë mollë. Shkak i zjarrit paraprakisht mendohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Në magazinën në pronësi të Haki Hykos janë regjistruar vetëm dëme materiale të konsiderueshme, ndërsa 8 mjete zjarrfikëse nga Pogradeci dhe Maliqi punuan për shuarjen e flakëve. Pronari i magazinës, i tronditur për shkak të humbjeve të pësuara nuk ka pranuar të flasë për mediat, ndërsa akuzon zjarrfikëset se kanë mbërritur me vonesë.

Kryetari i bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli  tha se pronari nuk ka plotësuar kushtet e sigurisë, ndërsa magazina shërbente si pikë grumbullimi.  Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Ora 10:10
350 tonë mollë te djegura, pronari i magazinës në Pogradec i tronditur! Nuk pranon të flasë! Xhakolli: Do ta mbështesim! Ishte pikë grumbullimi! E ka ndërtuar vetë

Djegia e magazinës në fshatin Petrushë në Pogradec, ka shkaktuar jo pak dëme, por plot 350 tonë mollë të djegura.

Haki Hyko, pronari i magazinës, i tronditur për shkak të  humbjeve të konsiderueshme nuk ka pranuar të flasë për mediat, ndërsa akuzon  zjarrfikëset se kanë mbërritur me vonesë.

Kryetari i bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli  tha se pronari nuk ka plotësuar kushtet e sigurisë, ndërsa magazina shërbente si pikë grumbullimi, pronari e bëri pa ndihmën e shtetit.

Ai thotë se shkak i zjarrit dyshohet shkëndijë elektrike, ndërsa tha se pronari do t’i ofrohet mbështetje.

“Sipas të dhënave paraprake , megjithëse kërkon një ekspertizë sipas banorëve, mendohet  se një shkëndijë elektrike ka shkaktuara  flakët nga  krahu përpara magazinës. Grupi i punës pas shuarjes se zjarrit do të japë verdiktin saktë. Vetë pronari i këtij objekti nuk ka siguruar magazinën. Bashkë  me prefektin, grupin e  emergjencave do të bëjmë një relacion, do të bisedojmë m Ministrinë e Bujqësisë, ASHBR sepse rasti në fjalë ka të bëjë  me një pikë grumbullimi.”, u shpreh Xhakolli.

 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?