Zjarr në një lokal në lagjen 13 në Durrës, shkak një shkëndijë elektrike

21 Gusht 2023, 17:27| Përditesimi: 21 Gusht 2023, 17:46

  • Share

Një zjarr është regjistruar në një lokal në lagjen 13 të Durrësit. Lokali ndodhet pranë vendit të njohur si xhamia me katër minare.

Mësohet se si pasojë e zjarrit nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Zjarrfikësit kanë arritur që të vënë flakët në kontroll

Sipas informacioneve paraprake, shkak i zjarrit mendohet të jetë bërë një shkëndije elektrike.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?