VIDEO/ Përfshihet nga flakët lokali në tarracën e Gjykatës së Lartë

20 Korrik 2023, 08:26| Përditesimi: 20 Korrik 2023, 09:53

  • Share

TIRANË- Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e sotëm një lokal në tarracën e katit të katërt të Gjykatës së Lartë në Tiranë.

Forcat zjarrfikëse ndëhynë për të shuar flakët, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lokali është në përdorim nga Gjykata e Lartë, gjyqtarët, administratorët e pjesa tjetër e stafit. Arjan Ahmetaj shef i Parandalimit të Zjarreve u shpreh se zjarri ka ndodhur pasi ekspresi ka marrë flakë.

‘Është ndezur ekspresi i kafesë së lokalit dhe flakët janë përhapur në lokal. Zjarri është neutralizuar dhe është fikur. Tani po punohet për filtrimin e ajrit. Flakët nuk janë përhapur në ambiente të tjera. Në vendin e ngjarjes mbërritën 2 zjarrfikëse dhe mundësuan shuarjen e flakëve.’- u shpreh Arjan Ahmetaj, Shef i Parandalimit të Zjarreve.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tigri: 20/07/2023 09:47

    Shikoni nje here ato dosjet se mos ishin poshte ekspresit

    Përgjigju
  • Ariu: 20/07/2023 09:14

    Se çdo lokali në tarracën e gjykatës së lartë vetëm Sokol Sadushi e di kët muhabet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?