Zjarr në një lokal në Berat, shkrumbohet kuzhina (VIDEO)

29 Gusht 2022, 11:01| Përditesimi: 29 Gusht 2022, 11:04

  • Share

BERAT- Një lokal është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Berat. Lokali ndodhet pranë urës Goricës. Menjëherë pasi kanë marrë njoftimin, forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Zjarri ka filluar në pjesën e kuzhinës dhe është përhapur në të gjithë ambientin duke shkrumbuar gjithçka brenda saj.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, ndërkohë që është hera e dytë që në këtë lokal bie zjarr. Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?