Pamjet/Zjarr në një kompleks pallatesh në Laprakë, banorët në panik 'harrojnë' karantinën, dalin në rrugë

12 Prill 2020, 21:31| Përditesimi: 12 Prill 2020, 23:07

  • Share

Një zjarr ka rënë në një dyqan që tregtonte bateri makinash në një kompleks pallatesh në rrugën 'Dritan Hoxha' në Laprakë. Kjo ka shkaktuar panik te banorët, të cilët kanë 'harruar' karantinën dhe kanë vërshuar në rrugë të alarmuar.

Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërsa bateritë e makinave që kanë një përmbajtje të madhe acidi kanë shkaktuar tym të madh në zonën e banuar.

Kjo ka krijuar panik te banorët, të cilët kanë dalë të alarmuar jashtë pallatit siç vihet re dhe në pamjet e siguruara nga Report TV.  Dëmet materiale llogariten të vogla, falë dhe ndërhyrjes në kohë nga forcat zjarrfikëse.

Gazetari i Report Tv, Merin Maçi shprehet se biznesi tregtonte me shumicë bateri makinash, pjesë xhenerike dhe goma. Për shkak të  materialeve janë krijuar shtëllunga të mëdha tymi duke detyruar banorët të dalin në rrugë.

Ndërhyrja e zjarrfikëse për të shuar flakët ka zgjatur për rreth 40 minuta si dhe policia ka krijuar një kordon sigurie për banorët, të cilët kishin dalë në rrugë.

Në vendngjarje ka mbërritur inspektori i grupit të zjarrfikëseve për të hetuar mbi shkakun e plotë të rënies së zjarrit edhe pse dyshimet paraprake janë si pasojë e një shkëndije elektrike.

 

Fotot nga brenda magazinës së djegur
 

Fotot nga brenda magazinës së djegur
 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gerti: 12/04/2020 21:43

    Po ca lajmi ca karantine thoni ai tjetri nga halli ka dal jasht sipas jush o te rrin ne shpi te presin zjarrfiksin te vi tju fiki zjarrin ose distanca qe duhet tembajn i bie per aq njerez sa jan aty me harrit ne qender ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?