Gjirokastër, gjyshi me sklerozë i vendos zjarrin kasolles së nipit (VIDEO)

14 Qershor 2020, 19:36| Përditesimi: 14 Qershor 2020, 19:40

  • Share

Një kasolle e grumbullimit të materialeve që një familje rome i shiste është përfshirë nga flakët në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Zinxhira" dhe kasollja ishte në pronësi të Tafil Tafilit, pjesëtar i komunitetit rom.

Sipas informacioneve të para zjarri në kasolle u vendos nga gjyshi 87-vjeçar i Tafilit, i cili vuan nga skleroza dhe probleme të tjera mendore.

Për fat të mirë nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?