Zjarr në një banesë në Vlorë, humb jetën 50-vjeçarja, ishte e paralizuar (VIDEO)

23 Mars 2021, 18:19| Përditesimi: 23 Mars 2021, 18:38

  • Share

Një 50-vjeçare ka humbur jetën pasi nuk ka mundur të dalë dot nga banesa e saj, që ishte përfshirë nga flakët. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:45, në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë.

Gruaja E.Gj., 50 vjeç, ishte e paralizuar dhe e vetme në momentin e rënies së zjarrit. 50-vjeçarja nuk ka mundur të dalë dot nga banesa dhe për pasojë është djegur duke humbur jetën.

Zjarrfikësja ka bërë të mundur shuarjen e flakëve, por fatkeqësisht ishte shumë vonë të 50-vjeçaren.

Paraprakisht dy janë pistat që po hetohet për shkaqet e rënies së zjarrit, si pasojë e një shkëndije elektrike ose flakët mund të kenë nisur nga ndonjë fërnellë eklektike të cilën 50-vjeçarja mund ta përdorte për ngrohje. 

1616520700_vlore.jpg

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?