Pamje nga vendi i ngjarjes

Zjarr në një banesë në lagjen '29 Nëntori' në Vlorë, vdes i moshuari tetraplegjik (EMRI)

2 Prill, 18:12| Përditesimi: 2 Prill, 18:56

  • Share

VLORË- Një banesë në Vlorë është shkrumbuar nga flakët dhe për pasojë ka ndërruar jetë një 75-vjeçar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen ’29 Nëntori’ në Vlorë dhe viktimë ka mbetur Guri Resulaj, i cili ka qenë brenda në banesë, por nuk ka mundur që të dalë dot, pasi ishte tetraplegjik.

75-vjeçari ka pësuar djegie të shumta në trup, çka i kanë shkaktuar vdekjen.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet. Paraprakisht dyshohet për një shkëndijë elektrike, ose ndonjë cigare e lënë ndezur nga 75-vjeçari.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?