Godina ku ra zjarr në Novi Pazar

Zjarr në një banesë në Serbi, vdesin 4 fëmijë! Më i vogli 6-muajsh dhe më i madhi 5-vjeç

5 Mars 2023, 18:32| Përditesimi: 5 Mars 2023, 18:34

  • Share

Katër fëmijë të moshës gjashtë muaj deri në 5 vjeç, humbën jetën pas zjarrit që ra në banesën e tyre në Novi Pazar të Serbisë. Prindërit e tyre ndodhen në spital, ndërsa në qytet u vendos që e hëna të jetë ditë zie. Kur zjarrfikësit mbërritën në vendin e ngjarjes, gjetën trupat e fëmijëve që më shumë gjasa kanë vdekur nga asfiksia, prindërit e tyre u gjetën të lënduar nga zjarri.

Babai ka pësuar djegie në 50 për qind të trupit dhe është transportuar në spital në Beograd, ndërsa nëna është mbajtur në Spitalin e Përgjithshëm në Novi Pazar. Zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 7.

“Edhe pse zjarrfikësit kanë reaguar shumë shpejt dhe kanë arritur në vendin e ngjarjes, duket se zjarri ka shpërthyer shumë më herët se sa vetë raportimi, duke pasur parasysh se zjarri është kapur në fazë të furishme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Qyteti e ka shpallur ditën e nesërme Ditë Zie për shkak se tragjedia ka tronditur gjithë qytetin.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?