Kronikë

Zjarr në një banesë në Korçë, humb jetën 65-vjeçari, nuk mundi të dalë nga shtëpia! Plagosen 3 familjarët e tij

18 Tetor 2021, 17:31| Përditesimi: 18 Tetor 2021, 18:28

  • Share

Një 65-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Korçë, pasi banesa në të cilën ai rrinte u përfshi nga flakët. Viktima është identifikuar si Vasil Dolani, ndërsa ngjarja u regjistrua në lagjen 12 në qytet, në zonë e quajtur Çezma e Amzës.

 Sipas Policisë, viktima ishte në shtëpinë e vëllait të tij, personit e inicialet Dh. D., në momentin që ka rënë zjarri, i cili po ashtu ka mbetur i plagosur së bashku me dy persona të tjerë, shtetasi J. D. dhe shtetasja V. D., të cilët mundën të dilnin nga banesa.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit në banesë, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar policia dhe zjarrfikësja. Të plagosurit janë dërguar në spital, ku po marrin mjekimin e duhur.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?