Zjarr në një banesë në Fier, shtëpia bëhet shkrumb! Digjet dhe një makinë e parkuar (VIDEO)

2 Nëntor 2022, 14:30| Përditesimi: 2 Nëntor 2022, 14:50

  • Share

FIER- Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të mërkure në Fier.

Pamjet e siguruara nga Report Tv tregojnë banesën e bërë shkrumb ndërsa nuk raportohet për të lënduar. Nga zjarri është djegur edhe një makinë e parkuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50 në lagjen '1 Maji' në Fier në banesën e një personi me iniciale V.N.,

Ende nuk dihet shkaku i përfshirjes së flakëve në banesë.

Zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendngjajre për të mësuar më tepër rreth ngjarjes.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?