Foto nga vendi i ngjarjes

Zjarr në një banesë në Devoll, vdes e moshuara (FOTO)

27 Mars 2020, 08:27| Përditesimi: 27 Mars 2020, 08:53

  • Share

DEVOLL- Një 89-vjeçare ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm, si pasojë e zjarrit që ra në banesën e saj.

E moshuara, e identifikuar si Nezaqet Gjoza,  jetonte e vetme në banesë, ndërsa në shtëpinë ngjitur jetonte djali i saj me familjen.

Banesa u shkrumbua me shpejtësi dhe kur mbërriti shërbimi zjarrfikës, shtëpia ishte djegur e gjitha. Madje, për shkak të flakëve, ra edhe një pjesë e çatisë. Nuk dihen ende shkaqet.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?