Kronikë

Zjarr në një apartament në Tiranë pranë zonës së Shallvareve, një grua dërgohet në spital (VIDEO)

18 Maj 2021, 15:35| Përditesimi: 18 Maj 2021, 16:20

  • Share

Një zjarr ka rënë në një apartament në katin e shtatë të një pallati në zonën e Shallvareve në Tiranë. Forcat zjarrfikëse kanë shpëtuar një grua, e cila ndodhej në apartament dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore pasi ka pasur pak probleme nga tymi.

Gruaja është ndihmuar të zbres nga zjarrfikëset, ndërsa ishte fshehur në tualet. Zjarri është fikur nga forcat zjarrfikëse.

‘Më datë 18.05.2021, rreth orës 14:50, në rrugën “Aldi Boshnjaku”, ka rënë zjarr në katin e 5 të një pallati. Si pasojë është dërguar për ndihmë mjekësore pronari i banesës i cili ka shfaqur disa shqetësime shëndetësore. Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.’- njofton policia.

1621344938_zjarrtirane.jpg

Apartamenti ku ka rënë zjarri

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?