Kronikë

Zjarr në një apartament në katin e fundit të një pallati në Astir, shpëtojnë për mrekulli familjarë! Pamjet kur tymi 'pushton' qiellin

18 Nëntor 2021, 09:30| Përditesimi: 18 Nëntor 2021, 09:40

  • Share

TIRANË- Një tjetër zjarr është regjistruar në Tiranë, në një apartament në një pallat në zonën e Astirit. Report Tv sjell pamje nga banesa në flakë, teksa nga sa raportohet paraprakisht nuk ka persona të lënduar, paji janë evakuuar menjëherë. Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme është regjistruar një tjetër zjarr në një tjetër pallat në zonën e Freskut ku shtëpia u shkrumbua, e ndërsa Report Tv solli pamjet sesi u evakuuan familjarët.

"Me datë 18.11.2021, rreth orës 08:53 në rrugën "Teodor Keko", ka rënë zjarr në katin e gjashtë të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e Policisë bënë evakumin e menjëhershëm të banorëve të pallatit. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit", njofton Policia. 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?