Zjarr në malin e Dukatit, zjarrfikësit nuk ndërhyjnë dot prej terrenit të thyer! Dyshohet se flakën ia kanë vënë barinjtë e zonës

19 Gusht 2022, 07:26| Përditesimi: 19 Gusht 2022, 07:38

  • Share

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë malin e Dukatit në Shëngjergj të Vlorës. Flakët kanë nisur që prej orës 04:30 të mëngjesit ndërsa zjarrfikësit nuk ndërhyjnë dot prej terrenit të vështirë.

Vendosja nën kontroll e flakëve është e vështirë edhe për shkak të erës, pasi po favorizon përhapjen e shpejtë të zjarrit, njëkohësisht po vështirëson dhe punën për shuarjen e tyre. 

Zjarrin dyshohet se e kanë vënë vetë barinjtë e zonës, të cilët janë kthyer në problem për zjarrfikësit në thuajse çdo sezon veror. Ata i vënë flakën arave të tyre por shkaktojnë zjarre masive që dalin jashtë kontrolli.

Në përditësim…

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 19/08/2022 23:33

    Perse nuk nderhyjne dot zjarrefikesit?! Le te therresin dhe policine dhe t'i vene perpara si kope barinjte qe dyshohet se jane shkaktare,ose qe jane ne zonat afer e perreth dhe jo vetem t'i detyrojne t'u tregojne shtigjet per ne vend ngjarje,por t'i detyrojne te ndihmojne per te shuar flaket,ndryshe i pret burgu dhe mbjellja e pemeve ne zone me krahe e mjete mesjetare dhe me norme.Vetem keshtu i do mushka drute!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?