Kronikë

Zjarr në fshatin Peshkëpi e Kocul të Vlorës, situata problematike! Rrezikohen banesat dhe një fabrikë çimentoje

18 Shtator 2021, 12:24| Përditesimi: 18 Shtator 2021, 16:38

  • Share

Disa vatra zjarri janë aktivizuar mesditën e sotme në Vlorë, në lagjen "11 janari" , në zonën Qafë Topi në Peshkëpi dhe në Kocul, ku situata paraqitet problematike.

Dyshohet se zjarri që përfshirë lagjen "11 janari" është i qëllimshëm, ndërsa flakët janë përhapur në një sipërfaqe të gjerë duke djegur parcela me ullishte, ku rrezikoheshin edhe banesat, por që fatmirësisht është fikur.

Ndërkohë në zonën e Qafë Topit në Peshkëpi rrezikohet edhe një fabrikë çimentoje. Për shuarjen e flakëve janë angazhuar disa forca zjarrfikëse, ndërsa situata duket kritike. Edhe në zonën e Koculit është aktivizuar një zjarr, ku po punohet për shuarjen e tyre.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?