Zjarr në Korçë, flakët shkrumbojnë dy plevicat me bazë ushqimore dhe stallën e bagëtive! Në Sarandë digjet një magazinë, asnjë të lënduar

3 Mars 2023, 13:40| Përditesimi: 3 Mars 2023, 15:23

  • Share

Rreth orës 13:10 një zjarr ka përfshirë dy plevica me bazë ushqimore të bagëtive dhe një stallë bagëtish në Truan të Korçës. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar dëme të shumta materiale, por fatëmirësisht nuk ka pasur dëme në njërëz.Edhe në Sarandë një magazinë me pajisje industriale është përfshirë nga flakët por fatmirësisht s'ka të lënduar. 

Objektet e përfshira nga flakët ndodhen pranë disa magazinave të tjera, por falë ndërhyrjes në kohë të zjarrëfikses, u bë dhe vënia në kontroll e flakëve. Dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht. Policia dhe zjarrëfiksja ndodhen në vendngjarje për shuarjen e plotë flakëve.

Një tjetër rast zjarri është shfaqur edhe në Sarandë ku një magazinë me materiale ndërtimi u përfshi nga flakët. Por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Ora 14:34
 Zjarr në një magazinë me materiale industriale në Metoq të Sarandës (VIDEO)

 

Një magazinë me materiale industriale në Metoq të Sarandës është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar.  

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?