Zjarr në kodrën e fshatit Mimias në Berat, shkrumbohen dhjetëra dru frutore, zjarrfikësit në ‘luftë’ me flakët

21 Mars 2022, 10:45| Përditesimi: 21 Mars 2022, 10:59

  • Share

BERAT- Një zjarr është shfaqur gjatë mëngjesit të sotëm në kodrat e Bashkisë Berat në fshatin e Mimias, ku ndodhet edhe një plantacion i madh me vreshta.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit të cilët po “luftojnë” me flakët. Tereni është tepër i vështirë, ndaj dhe mjetet e zjarrfikësve nuk mund të shkojnë aty ku janë vatrat e zjarrit. Zjarri po përparon me shpejtësi, kjo për shkak të erës së fortë. Nuk është hera e parë që këto zona përfshihen nga flakët pasi vet  banorët pastrojnë barërat e thata dhe u vënë flakën, duke bërë që shpesh t’i dalë jashtë kontrollit.

Asnjë person deri më tani nuk është vënë përpara përgjegjësisë për krimin e kryer.

Prej tre ditë rresht vatrat e zjarrit janë shfaqur pothuajse në të gjithë qarkun e Beratit gjatë natës dhe ditës.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?