VIDEO/ Zjarr në Koçaj të Bulqizës, digjen dhjetëra hektarë pyje e kullota! Zjarrfikësit e kanë të pamundur ndërhyrjen, kërkohet helikopter

17 Shtator 2023, 17:37| Përditesimi: 17 Shtator 2023, 19:55

  • Share

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë gjatë pasdites së sotme pranë fshatit Koçaj të njësisë administrative Fushë-Bulqizë në malin e quajtur Livadhet e Karajt.

Zjarri është favorizuar nga era dhe për pasojë ka djegur dhjetëra hektarë pyje dhe kullota.

Zjarrfikëset e kanë të pamundur të ndërhyjnë ndërsa kërkohet ndihma nga ajri.

Policia ka nisur hetimet pasi dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Bulqizë/informacion paraprak

Në fshatin Koçaj, njësia administrative Fushë-Bulqizë,  ka rënë zjarr në një zonë me barishte dhe shkurre.

Në vendin e ngjarjes janë shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilët po punojnë për të vënë nën kontroll flakët dhe shuarjen e zjarrit

Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rënjes së zjarrit, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore  autorësinë e  këtij rasti.- thuhet në njoftimin e policisë. 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?