Zjarr në katin e 6 të pallatit në Astir, aty nuk jetonte njeri prej muajsh

13 Qershor 2020, 22:51| Përditesimi: 13 Qershor 2020, 22:55

  • Share

Një banesë në katin e 6 të një pallati është përfshirë këtë mbrëmje nga flakët në zonën e Astirit. Në atë banesë nuk banonte njeri prej muajsh dhe për rrjedhojë nga flakët ka pasur vetëm dëme materiale.

Dyshohet se shkak për këtë zjarr mund të jetë bërë ndonjë shkëndijë elektrike. Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe Shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?