Zjarr në Karaburun, flakët në drejtim të Gjirit të Gramës! Ndërhyrja e vështirë për shkak të terrenit (VIDEO)

10 Shtator 2022, 15:55| Përditesimi: 10 Shtator 2022, 21:11

  • Share

VLORË- Një zjarr ka rënë këtë pasdite në zonën e Karaburunit. Lajmi u bë me dije nga Policia Kufitare, ndërsa mësohet se zjarri ka rënë pranë gjirit të Shën Andreas.

Mësohet se flakët po shkojnë në drejtim të Gjirit të Gramës, ndërsa zjarri favorizohet nga era. Sipas zjarrfikësve është e vështirë të ndërhyhet për shuarjen e zjarrit për shkak të terrenit të vështirë në zonën ku kanë rënë flakët.

Por nga ana tjetër, mungojnë edhe forcat zjarrfikëse pasi ato janë angazhuar në disa vatra të tjera të qytetit, një prej të cilave ndodhet në autostradën Vlorë-Nosovoselë pranë fshatit Mifol.

Ora 17:17
Zjarri në Karaburun, gadishulli mbulohet nga tymi i dendur (VIDEO)

 

Zjarri në Karaburun ka bërë që gadishulli të mbulohet nga një re e madhe dhe e dentur tymi.

Ora 14:50
Zjarr në autostradën Vlorë-Novoselë pranë fshatit Mifol, digjen sipërfaqe të mëdha me shkurre

VLORË- Një vatër zjarri është raportuar mesditën e sotme në Vlorë.

Më konkretisht zjarri është raportuar në autostradën Vlorë-Novoselë pranë fshatit Mifol.

Si pasojë e flakëve është djegur një hapësirë e konsiderueshme sipërfaqeje me shkurre, teksa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?