Zjarr në Fushë-Krujë e Thumanë, era ndihmon në përhapjen e flakëve duke rrezikuar banesat

17 Shtator 2020, 17:43| Përditesimi: 17 Shtator 2020, 19:11

  • Share

KRUJË- Dy zjarre janë regjistruar në qytetin e Krujës. Njëri prej zjarreve ka ndodhur në lagjen "Kasallë" në periferi të qytetit të Fushë-Krujës ku një sipërfaqe e mbuluar me shkurre e ferra ka marrë flakë duke rrezikuar disa banesa të kësaj lagjeje. Energjia elektrike është ndërprerë pasi flakët janë të larta dhe rrezikohet linja e furnizimit me drita.

Zjarrfikësja e Niklës ka mbërritur në vendngjarje dhe po mundohet që të shuajë flakët.

Ndërsa zjarri dytë në Thumanë ku i është vënë flaka një parcele dhe zjarri ka përfshirë kanalin ngjitur me rrugën Thumanë- Autostradë.

Zjarrfikësja e Krujën po punon për shuarjen e flakëve.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?