Zjarri në Yrshek

Zjarr në fshatin Lalm në Tiranë, nuk rrezikohen banesat, zjarrfikësja në vendngjarje! Shuhet një tjetër vatër në Yrshek

15 Korrik 2020, 23:28| Përditesimi: 15 Korrik 2020, 23:31

  • Share

Dy vatra zjarri në Tiranë, digjen shkurre e ferra. Shuhet vatra në Yrshek, zjarrfikësja po punon për shuarjen e vatrës tjetër në fshatin Lalm.

Një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin Lalm të Tiranës duke djegur shkurre dhe ferra. Pranë zjarrit nuk ka banesa që rrezikohen, ndërsa një zjarrfikëse ka shkuar në vendin e ngjarjes ku po punojnë për shuarjen e flakëve.

Po gjatë mbrëmjes së sotme një tjetër vatër zjarri ka rënë në kodrat e Yrshekut, ku sërish ka pasur vetëm djegie të shkurreve dhe flakët janë shuar. Falë ndërhyrjes në kohë të zjarrfikëses nuk janë rrezikuar banesat përreth.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?