Zjarr në Fier, rrezikohen depozitat me lëndë djegëse afër uzinës së naftës dhe 5 banesa

10 Korrik 2020, 19:34| Përditesimi: 10 Korrik 2020, 20:02

  • Share

FIER- Disa sipërfaqe me shkurre dhe ferra kanë marrë zjarr në  afërsi të Uzinës  së naftës në Bsllash të Fierit. Zjarri rrezikoi të futej në territorin e uzinës ku në afërsi  ndodheshin edhe disa depozita me lëndë djegëse, por fatmirësisht është shuar.

Ndërkohë në afërsi të vatrave të zjarrit ndodheshin edhe 5 banesa që rrezikoheshin të digjeshin. Është njoftuar reparti zjarrfikës i Malllakastrës i cili ka shkuar në vendin e zjarrit për shuarjen e tij. Ndërkohë në ndihmë kanë ardhur edhe zjarrfikëse nga Patosi dhe Fier të cilët kanë bërë të mundur të neutralizonin zjarrin që të mos përhapej në hapësira të tjera.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?