Zjarr në Dropull, digjen kullota e pyje në fshatin Likomil

18 Gusht 2023, 16:47| Përditesimi: 18 Gusht 2023, 16:50

  • Share

Një vatër zjarri raportohet në fshatin Likomil në Bashkinë Dropull. Flaket po djegin kullota dhe sipërfaqe pyjore. Forcat zjarrfikëse te Dropullit të mbështetura dhe nga ato të Gjirokastrës po punojnë për shuarjen e tyre.

Dëme te deritanishme janë të konsiderueshme sidomos në kullota.

Zjarrfikësit po punojnë me mjete të ndryshme për të shuar flaket të cilat po avancojnë drejt zonës se banuar të favorizuara nga era.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?