Zjarr në baraket e romëve në zonën e ish-qytetit të Nxënësve në Tiranë

24 Shkurt, 10:12| Përditesimi: 24 Shkurt, 15:14

  • Share

Rreth orës 5 të mëngjesit në barakat e komitetit rom në pranë pallatit me Shigjeta në Tiranë, ra zjarr si pasojë e një qiriu të lënë ndezur, për shkak se nuk kishte drita.

Më pas nga njëra banesë, sipas banorëve qe jetojnë aty, zjarri është përhapur dhe në 3 të tjera. Si pasojë e zjarrit 21 persona kanë mbetur jashtë.

'Jam qiraxheshë në këtë shtëpi rrija me qira. Kam ndezur qiri për dritë mori flakë shtëpia. Ujë drita nuk kisha. Të gjithë çfarë kisha. Ka dy javë që nëna më ka ndërruar jetë dhe kisha 2 mln lekë që më vinin njerëzit për qokë dhe ato mu dogjën të gjitha. Dua ndihmë nga shteti se nuk kam njeri tjetër. mund të hyni brenda dhe të shikoni. Mund të hyni brenda dhe të shikoni se çfarë gjendje është shtëpia.'- u shpreh një nga banoret së cilë si është djegur shtëpia.

Si pasojë e zjarrit 21 persona kanë mbetur jashtë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?